Prokuroria konfirmon se në Kumanovë janë 10, jo 14 të vrarë nga grupi i armatosur

Lajme

Prokuroria konfirmon se në Kumanovë janë 10, jo 14 të vrarë nga grupi i armatosur

Më: 17 maj 2015 Në ora: 20:55

Numri i pjesëtarëve të vrarë nga grupi i armatosur në Kumanovë nuk është 14, siç pohonte fillimisht Ministria e Punëve të Brendshme, porse 10.

Këtë informatë për portalin maqedonas Plusinfo e ka konfirmuar Prokuroria Publike, e cila thotë se në terren janë gjetur trupat e 10 personave, për të cilët ekspertiza ka provuar se janë pjesëtarë të grupit të armatosur.

Nga MPB-ja s’kanë dashur ta komentojnë informacionin, porse vetëm kanë thënë se ajo që ata e kanë publikuar ka qenë “fillimisht” dhe “jozyrtare”.

Portali përkujton se, përkundër faktit se në aksionin në Kumanovë para dy javëve humbën jetën tetë policë dhe mbi 37 u plagosën, kryeministri Nikolla Gruevski th se ai aksion “do të hyjë në histori dhe në literaturën profesionale”./KP

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat