Skandaloze: Lista Serbe e quan kriminel Isa Boletinin - kundërshton rivarrimin në Boletin

Lajme

Skandaloze: Lista Serbe e quan kriminel Isa Boletinin - kundërshton rivarrimin në Boletin

Më: 8 qershor 2015 Në ora: 20:11

Lista Serbe nuk mbështetë bartjen e mbetjeve mortoreve të heroit Isa Boletini në veri të Kosovës dhe këtë e vlerëson provokim dhe mungesë të marrjes parasysh të viktimave dhe ndjenjave të serbëve.
Lista Serbe, raporton Tanjug, sot ka theksuar se nevojën për t’i bërë revizion historisë kanë ata që nuk kanë mjaftueshëm përgjegjësi për të ardhmen, me çka tentojnë që të “krijojnë hero nga njerëzit që krimet e tyre edhe sot mbahen mend”.
“Nuk e mbështesim zhvendosjen e mbetjeve të Isa Boletinit në veri të Kosovës dhe këtë e përjetojmë si provokim”, thekson Lista Serbe.
“Populli serb do të vazhdojë të shikojë nga e ardhmja dhe të njëjtën e ndërton me fqinjët shqiptar, por puna do të jetë më e vështirë, sepse në këtë mënyrë qartë është treguar se tash për tash nuk ekziston dëshira e dyanshme për pajtim dhe shmangies së ndarjeve të reja”, thotë kjo Listë, e cila në Kuvendin e Kosovës përfaqësohet më nëntë deputetë, i ka dy ministri dhe një zëvendëskryeministër.
Rivarrimi i heroit të kombit, Isa Boletini në Boletin të Zveçanit do të bëhet të mërkurën e 10 qershorit, në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat