Nishani: Ibrahim Rugova e Adem Jashari vazhduan rrugën e Isa Boletinit

Lajme

Nishani: Ibrahim Rugova e Adem Jashari vazhduan rrugën e Isa Boletinit

Më: 10 qershor 2015 Në ora: 12:46

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani i cili po merr pjesë në ceremoninë e rivarrosjes së eshtrave të Isa Boletinit, tha se Isa Boletini është bëma e kolona e tempullit shqiptar ndër mote.

Sot i themi Isa Boletinit se shqiptarët kane dy shtete të lira e demokratike. E kujt më mirë se prijësit ia detyrojmë këtë rrëfim. Isa Boletini është bëma, gjesti, kolona e tempullit shqiptar ndër mote. Ai është kryedëshmori i shqiptarëve. Sot t’i rrëfehemi atij se ne sot kemi dy shtete të pavarura”, tha Nishani gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni.

Ai tha se nën shembullin e Isa Boletinit punuan edhe Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat