Nishani: Isa Boletini ishte krahu i djathtë i Ismail Qemalit, pas tij qëndronte Kosova

Lajme

Nishani: Isa Boletini ishte krahu i djathtë i Ismail Qemalit, pas tij qëndronte Kosova

Më: 10 qershor 2015 Në ora: 21:23

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani tha se shqiptarët nuk duhet harruar të kaluarën, vuajtjet, sakrificën dhe historinë.

Heroi kombëtar Isa Boletini sipas tij ka vlerë shumë të madhe në historinë e shqiptarëve.

“Isa Boletini ishte jo vetëm krahu i djathtë i Ismail Qemalit por ishte garancia e etërve të kombit dhe ishte garancia sepse pas Isa Boletinit qëndronte Kosova”, tha Nishani në Zona B të Klan Kosovës.

Përshtypje Nishanit i la edhe data e rivarrimit të eshtrave të heroit.

Sipas tij rivarrimi i Isa Boletinit më 10 qershor ka rëndësi të madhe edhe për faktin se në këtë datë filloi edhe çlirimi i Kosovës.

'Pas tij qëndronte Kosova, historia e kryengritjeve të saj, gatishmëria për t’i dalë Zot kombit”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat