Maqedonia nuk mund të ekzistojë më si burg kolektiv i shqiptarëve!

Lajme

Maqedonia nuk mund të ekzistojë më si burg kolektiv i shqiptarëve!

Nga: Mimozë Lakna Më: 14 qershor 2015 Në ora: 18:12

Një protestë që mblodhi me mijëra persona mund të ndikoj në ndryshimin e fatit të shqiptarëve në Maqedoni.
Të shtunën Lëvizja Besa ka organizuar një protestë në të cilën morën pjesë kryesisht shqiptarët, të cilët kërkuan të drejtat e tyre.
Abdush Demiri njëri nga organizatorët e kësaj proteste në fjalimin e tij para protestuesve parashtroi këto kërkesa:
Dorëheqja e qeverisë antishqiptare, të inkriminuar dhe të korruptuar Gruevski & Ahmeti;
Një marrëveshje e re për Maqedoninë, që do ta përkufizojë Maqedoninë si shtet konsensual të shqiptarëve dhe maqedonasve; dhe zbardhja e të vërtetave shqiptare në Maqedoni.

Një lëvizjeje prometeike shqiptare në Maqedoni

Ndërkohë, negociatat e ndërmjetësuara ndërkombëtarisht për kapërcimin e krizës së thellë politike në Maqedoni pritet të zgjasin shumë.
Për publicistin Nijazi Muhamedi, protesta e së shtunës e Lëvizjes Besa ishte një manifestim përmes të cilit shqiptarët në Maqedoni i dhanë një kuptim dhe një rol forcës së qetë të dinjitetit politik të tyre.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat