Sulejman Osmani nuk do të ekstradohet në Maqedoni, ja shkaqet

Lajme

Sulejman Osmani nuk do të ekstradohet në Maqedoni, ja shkaqet

Më: 9 korrik 2015 Në ora: 14:15

Kosova nuk do të ekstradojë së shpejti në Maqedoni Sulejman Osmanin (55) nga fshati Brezë, i cili akuzohet se ka qenë pjesë e grupit të Kumanovës. Shkak për mosekstradimin e tij është revolja pa leje e cila i është gjetur gjat arrestimit nga ana e policisë kosovare, shkruan gazeta “Dnevnik”

Sipas kësaj gazete rasti i Osmanit është i ngjashëm me atë të Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit të cilët janë të dënuar me burg të përjetshëm në rastin “Monstra”, mirëpo në Kosovë janë duke vuajtur dënim për shkak të armëve që u janë gjetur gjatë arrestimit.

Sulejman Osmani u arrestua në Kosovë para tre ditëve dhe MPB e Maqedonisë është informuar zyrtarisht për arrestimin e tij. Osmani akuzohet edhe për sulmin në karakollin e Gushincës dhe ai u arrestua nga policia maqedonase menjëherë pas aksionit në Kumanovë. Ai arriti t’i ikë policisë në mënyrë spektakolare, gjatë kërkimit të armëve që u morën në Gushincë dhe më pas është transferuar në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat