Vuçiq e hedh topin në anën e Prishtinës gjatë takimit me Merkelin

Lajme

Vuçiq e hedh topin në anën e Prishtinës gjatë takimit me Merkelin

Më: 10 korrik 2015 Në ora: 14:06

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se gjatë takimit me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, temë bisede ka qenë edhe Kosova.

Vuçiq ka thënë se në lidhje me bisedimet Prishtinë-Beograd, ai po e pret përgjigjen e Prishtinës zyrtare.

“Merkel e kishte të qartë, ne kemi pranuar një version të korrigjuar për Asocaicionin e komunave serbe dhe presim përgjigje nga Prishtina. Nuk po fshehim asgjë nga populli, kemi treguar vullnet të mirë, seriozitet dhe vendosmëri, këto i vlerësojnë edhe Merkel e Juncker. I kam thënë Junckerit se nuk u frikësohem masave të vështira që na presin, frikohem për ruajtjen e e paqes dhe të stabilitetit në rajon”, ka thënë Vuçiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat