Nuland: Viti 2015 ka gjasë të jetë vit evropian për Ballkanin

Lajme

Nuland: Viti 2015 ka gjasë të jetë vit evropian për Ballkanin

Më: 10 korrik 2015 Në ora: 19:12

Ballkani perëndimor është në moment të rëndësishëm për të, moment kur do të vendoset nëse gjërat do të ndryshojnë për të mirë apo nëse rajoni përsëri do të bjerë viktimë e lakmisë, urrejtjes dhe ndikimit nga jashtë.

Kështu është shprehur Zëvendës-Sekretarja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland, në fjalimin e saj në “Croatia Forum 2015”.

Duke folur për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Zëvendës-Sekretarja Nuland ka thënë se të tjerët në botë i kanë sytë e drejtuar kah rajoni, për ta marrë si shembull se si tejkalohet e kaluara e hidhur dhe ndërtohet e ardhmja.

Tani është momenti që të ndërtoni një rajon çfarë e presin qytetarët e juaj, një rajon që jeton, më në fund, në liri, paqe dhe prosperitet, ka bërë thirrje Zëvendës-Sekretarja Nuland.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat