Jahjaga e Veseli sot takojnë Nulandin

Lajme

Jahjaga e Veseli sot takojnë Nulandin

Më: 12 korrik 2015 Në ora: 07:33

Zëvendëssekretarja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Victoria Nuland, do të vizitojë sot Kosovën, ka paraparë takim me kreun e shtetit, Atifete Jahjaga dhe me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.

Takimi që është planifikuar të ndodhë në orën 14:40, është konfirmuar nga Presidenca.

Pas presidentes, Nuland do ta takojë edhe kreun e Kuvendit, Kadri Veseli.

“Kryetari i Kuvendit Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, të dielën, më 12.7.2015, në orën 15, do të ketë takim me znj.Victoria Nuland, ndihmëse për çështje të Evropës dhe Azisë e sekretarit të shtetit, John Kerry”, thuhet në njoftimin për media të lëshuar nga Kuvendi i Kosovës.

Besohet se temë e diskutimeve do të jetë Gjykata Speciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat