Dy fytyrat e ISIS-it: Brutalitet dhe bamirësi gjatë muajit të Ramazanit (Video)

Lajme

Dy fytyrat e ISIS-it: Brutalitet dhe bamirësi gjatë muajit të Ramazanit (Video)

Më: 12 korrik 2015 Në ora: 07:35

ISIS po shfaq njëkohësisht brutalitet dhe bamirësi gjatë muajit të Ramazanit. Ndërsa, anëtarët e Kalifatit islamik thonë se kjo periudhë e vitit është e shenjtë për ta.

“Business Insider” i kushton një reportazh jetës nën sundimin e xhihadistëve gjatë muajit të shenjtë. Por, sipas prestigjiozes, grupi terrorist po tregon dyfytyrësinë e tij edhe në këtë periudhë. Nga një anë pretendojnë se kanë ndalur sulmet, si edhe tregohen bujarë ndaj të varfërve, duke i dhuruar atyre ushqime. Por, nga ana tjetër ekzekutojnë apo ndëshkojnë rëndë çdo person që kapet nga milicia e tyre duke shkelur rregullat e muajit të Ramazanit.

Kjo reflekton asgjë më shumë se sa frymën ekstremiste që vazhdon t’i shoqërojë xhihadistët në çdo hap, që nga koha e krijimit të kalifatit të tyre të shtrirë në Irak e Siri.

Në Mosul, qytetin më të madh i cili është nën sundimin e ISIS, peronat që diktohen nga ky grup terrorist, futen nëpër disa kafaze prej hekuri dhe lihen aty për ditë të tëra.

Observatori sirian për të Drejtat e njeriut shton se ka raste kur të burgosurit edhe torturohen me dhune, në mesin e vapës, të pa ushqyer.

Arsyet për shkelje janë nga më të ndryshmet: kodi i veshjes, konsumi i duhanit, ujit, ushqimeve, apo edhe lojërat e ndryshme. Por, shumica e banorëve thonë se xhihadistët kërkojnë justifikime për të kryer rutinën e tyre të dhunës, ndaj shumica nuk dalin nga banesat e tyre.

Muaji i shenjtë i Ramazanit, i cili filloi thuajse në mesin e qershorit dhe përfundon javën e ardhshme, është një periudhe kohe kur myslimanët kërkojnë të jenë më pranë zotit duke respektuar gjithë rregullat e shenjta të tij. Pikërisht në këtë periudhë, pavarësisht pretendimeve të ISIS për qetësi, ata kanë bërë sulmet më brutale në Tunizi, Kuvajt, Egjipt edhe Francë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat