Nuk është ISIS shqiptar, por shërbimi sekret serb në luftën speciale kundër Kosovës!

Lajme

Nuk është ISIS shqiptar, por shërbimi sekret serb në luftën speciale kundër Kosovës!

Më: 12 korrik 2015 Në ora: 10:51

A është i mundur një sulm “ISIS” në ujërat e Kosovës?! Për shqiptarët kjo duket një marrëzi, dhe askush thuaja nuk merr mundimin ta diskutojë, as ata mijëra veta që të shtunën pushonin në Gërmi, në pishinën e saj, më të madhen në Kosovë, dhe në asnjë tjetër rreth Prishtinës. As në kafenetë e qytetit madje apo në telefonatat e lira tashmë mes miqsh e familjarësh (në thirrjet pa pagesë në viber). Madj edhe fb dje nuk ishte i pushtuar nga reagimet si shpeshherë euforike, për një sulm eventual si thoshin disa lajme në liqenin artificial të Badovcit në Prishtinë!
Po atëherë pse kaq bujë mediale, pse kaq hov iu dha nga policia arrestimit fillimisht të tre vetave në dy vetura dhe më pas të pesë vetave, të cilëve iu gjetën shenja të ISIS-it në vetura, përveç mjekrës që nuk e fshehin.
Të arrestuarit si çuditërisht, ishin nga linjat e skajshme kufitare të Kosovës, me Serbinë dhe Malin e Zi, nga Mitrovica, përkatësisht Istogu.
Nganjëherë afërsia gjeografike me fqinjët as që mund të merret në konsideratë, por në raste të ndjeshme, nuk mund të anashkalohet.
Terroristi Gavriq, që hyri në Kosovë me supereksploziv tritoli, nuk po akuzohet për terrorizëm, siç do të bënte çdo shtet tjetër, vetëm pse është serb, por po konsiderohet transportues. Merreni me mend, transportuesi i qindra kilogramëve tritol po konsiderohet një krim ordiner, ndërsa një shqiptar që bart një armë të thjesht konsiderohet terrorist nga Serbia, por edhe nga Maqedonia!
Gavriqin e përmendëm për tua sjellur në kujtesë, se ai hyri nga Mitrovica, pra atje ku ka dhe nuk ka asfarë kufiri me Serbinë!
Dhe ku Serbia me lehtësi organizon luftën speciale ndaj Kosovës, gjen shqiptarofolës, mjekragjinj, të cilët po me propagandë dhe para të Serbisë, shumica prej tyre pavetëdijshëm, kanë lëshuar mjekra, janë bërë vehabi e tash edhe ISIS, çfarë e kërkon koha, pra varësisht se çfarë ekstremizmi fetar mysliman paraqitet në botë, ata e financojnë të krijohet në Kosovë, bile marrin miliarda euro para nga vetë arabët, ‘për ti ndihmuar’ në ‘krijimin e komunitetit fetar që e dëshiron’, madje edhe ndonjë shërbim i caktuar euro-perëndimor për qëllime të caktuara të tyre.
Ndërsa, policia e Kosovës, përkatësisht strukturat operative si pa fije inteligjence thonë se kapën të dyshuarit e ISIS-it, që deshën të mbyten në ujë!? Një rast i tillë të paktën (edhe nëse ka ndodhë) nuk ka pasur jehonë as atje ku ISIS-i po lufton apo ‘mbretëron’ në ‘kalifatin’ e tij.
Pyetja tjetër është si u bë që pikërisht pjesë e këtij aksioni të jenë pikërisht edhe disa të dyshuar e të arrestuar të mëparshëm, qoftë për pjesëmarrje në luftë në ISIS, qoftë se ishin të dyshuar për organizime radikale në Kosovë?!
Apo siç shprehet një koleg yni në fb, “mos po ndodhin këto arrestime për të shmangur vëmendjen nga vjedhjet dhe plaçkitjet që po ia bëjnë shtetit politikanët’?
Pavarësisht të gjithave, pyetja thelbësore mbetet pse ISIS-i donte të helmonte ujërat e Kosovës, cili është interesi që të helmojë gjysmë milioni banorë?! Dhe pyetja më thelbësore pse ta bëjnë këtë shqiptarët kundër shqiptarëve, përpos nëse nuk është futur djalli serb brenda trupave të tyre?!
Dhe kjo të çon në vetëm një përfundim, se nuk është ISIS-i shqiptar, por ISIS-i serb i krijuar nga shërbimet sekrete serbe në luftën speciale kundër shqiptarëve dhe Kosovës! I. M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat