Gjermania do të dëbojë 94 mijë azilkërkues nga Ballkani

Lajme

Gjermania do të dëbojë 94 mijë azilkërkues nga Ballkani

Më: 10 gusht 2015 Në ora: 10:37

Gjermania do të dëbojë 94 mijë azilkërkues nga Ballkani dhe do t'u ndalojë hyrje të sërishme në territorin e saj, deklaroi kryetari i Zyrës federale për migrime dhe refugjatë, Manfred Shmit në një intervistë për gazetën "Velt".

Arsyeja për këtë vendim është ajo se vendet ballkanike janë shpallur të sigurta në lidhje me dëbimet politike dhe ajo që kryesisht bëhet fjalë për ardhacakë ekonomik, gjegjësisht social.

"Pothuajse të gjithë ata me vendimin për refuzim të azilit do të marrin dhe njoftim për ndalim për hyrje të sërishme dhe qëndrim në Gjermani", thotë Shmit.

"Prapapavija e këtyre masave është reforma e ligjit gjerman për qëndrim dhe se vetëm atyre që janë integruar mirë dhe të cilët kanë leje për qëndrim u është lejuar që edhe mëtej të qëndrojnë në Gjermani", deklaroi Shmit, i cili konsideron se azilkërkuesve duhet t'u ndërpritet edhe asistenca mujore prej 143 eurove.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat