Angela Merkel: Mos u frikësoni nga islamizimi i Europës (Video)

Lajme

Angela Merkel: Mos u frikësoni nga islamizimi i Europës (Video)

Më: 8 shtator 2015 Në ora: 18:02

Shumë europianë shfaqin frikën dhe mbi të gjitha skepticizmin mbi pranimin e një numri të madh të refugjatëve, duke e komentuar këtë si një rritje dhe ndikim më të madh të Islamit në Europë. Kjo çështje u prek edhe gjatë vizitës së kancelares gjermane në Bern të Zvicrës, ku të pranishmit shtruan pyetjen – a duhet të kemi frikë nga Islami, zonja Merkel?
Angela Merkel, që tanimë konsiderohet simbol i humanizmit kundrejt refugjatëve, iu përgjigj – “Kulturat dhe shoqëritë të cilat preken nga frika, nuk mund të zhvillojnë një të ardhme të sigurt. Ne kemi pasur shpesh debate mbi numrin e madh të muslimanëve në Gjermani. Poashtu, edhe debat, nëse Islami është pjese e Gjermanisë. Por kur dihet se në Gjermani jetojnë 4 milion muslimanë, nuk ka më nevojë të debatohet nëse Islami është pjesë e Gjermanisë”.
Më pas kancelarja gjermane tregon se zhvillimet e fundit dhe liritë e besimit.
“Në Gjermani janë të lirë praktikat e religjioneve të ndryshme. Duhet të mësojmë nga e kaluara jonë, që për hirë të së vërtetës nuk ka qenë aq e ndritur, sesi ti tejkalojmë problemet më së miri dhe me gjakftohtësi. Me rastet dhe zhvillimet e fundit, ju flas si kancelare, se nuk përbëjnë rrezik dhe problem për vendin tone,” tha mes tjerash kancelarja gjermane.
Ekziston edhe një video nga pyetja, “nëse duhet të kemi frikë nga Islami?”, ku është shpërndarë mbi 2500 herë dhe është pëlqyer jashtzakonisht nga gjermanët kryesisht të besimit islam, duke shkruar mbi video, “ ju lutem, shikoni kancelaren time!”./ Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat