Mijëra refugjatë afër kufirit me Maqedonië janë në shi

Lajme

Mijëra refugjatë afër kufirit me Maqedonië janë në shi

Më: 10 shtator 2015 Në ora: 14:09

Mijëra refugjatë, në mesin e tyre edhe një numër i madh i familjeve me fëmijë janë duke pritur në mes kufirit të Greqisë dhe Maqedonisë duke qëndruar në shi, transmeton AP

Autoritetet greke kanë arritur të regjistrojnë rreth 17 mijë njerëz në ishullin Lebos për një afat disa ditësh duke ua mundësuar që të vazhdojnë rrugën nëpër Evropë.

Përkohësisht qeveria greke ka angazhuar dy trajekte dhe ka dërguar persona të kualifikuar në Lebos që të përshpejtojnë procesin e regjistrimit të refugjatëve.

Ata në Leboz kanë arritur në barka të vogla nga Turqia.

Nga mëngjesi në vendin e quajtur Idomeni janë mbi 7 mijë refugjatë që po presin në shi dhe në baltë në një livadh në afërsi të kufirit me Maqedoninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat