A ka shqiptarë të vdekur nga rrëzimi i kranit në Mekë?

Lajme

A ka shqiptarë të vdekur nga rrëzimi i kranit në Mekë?

Më: 12 shtator 2015 Në ora: 08:58

Së paku 107 persona kanë vdekur kur një kran është rrëzuar në Xhaminë e Madhe në Mekë, ka konfirmuar Qeveria e Arabisë Saudite.

Ndërsa, më shumë se 260 persona janë plagosur në këtë aksident, ka njoftuar autoriteti civil i mbrojtjes i këtij shtetit.

Pamjet e publikuara online tregojnë pjesë të mëdha të kranit të kuq që bien mbi çatinë e xhamisë.

Arsyet e rrëzimit ende nuk dihen edhe pse në kohën që ndodhi kishte stuhi që ka zgjatur gjithë javën.

Incidenti ndodhi në kohën që qyteti i shenjtë mysliman përgatitet për ritualin e përvitshëm të Haxhit, në të cilin marrin pjesë miliona njerëz nga mbarë bota.

Xhamia është e rrethuar nga një numër i madh vinçash si pjesë e një projekti që aktualisht është duke u zbatuar për të rritur fushën e xhamisë me 400,000 metra katrorë, ku do të vendoseshin deri në 2.2 milionë njerëz.

Guvernatori i rajonit të Mekë, Princi Khaled al-Faisal, ka urdhëruar hetimet në lidhje me incidentin.

Ndërkaq, siç raportojnë mediat në Kosovë, nuk besohet që atje mund të ketë ndonjë viktimë nga Kosova, pasi që udhëtimi i përvitshëm që organizohet nga Bashkësia Islame e Kosovës, pritet të realizohet të hënën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat