FOTO/ “Vdekja e 107 personave në Mekë ishte vullneti i Allahut”

Lajme

FOTO/ “Vdekja e 107 personave në Mekë ishte vullneti i Allahut”

Më: 13 shtator 2015 Në ora: 13:01

107 persona humbën jetën në Mekë dy ditë më parë si pasojë e rënies së një vinçi.

Vinçi i instaluar në Xhaminë e Madhe ra dhe zuri poshtë dhjetëra besimtarë duke vrarë 107 e plagosur 238 të tjerë.

Por inxhinieri që kishte vendosur vinçin thotë se “ishte vullneti i Allahut”.

“Vinçi ishte vendosur me një siguri maksimale dhe shanset që ai të binte ishin afër zeros. Ky ka qenë vullneti i Allahut dhe duhet ta pranojmë si të tillë”, tha inxhinieri që preferoi të ngelej anonim.

Autoritetet saudite kanë nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e rënies së vinçit por inxhinieri këmbëngul se nuk kishte asnjë problem teknik.

Pajisjet inxhinierike janë të familjes së Bin Laden që njihet si një ndër kompanitë më të besuara në fushën e ndërtimit.

Besimtarët e mbledhur në Mekë kishin vajtur pasi këto ditë nis pelegrinazhi i përvitshëm ku mblidhen rreth 3 milionë besimtarë nga e gjithë bota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat