Mbyllen vendvotimet në Medvegjë, votuan rreth 50 për qind e qytetarëve

Lajme

Mbyllen vendvotimet në Medvegjë, votuan rreth 50 për qind e qytetarëve

Më: 13 shtator 2015 Në ora: 21:27

Vendvotimet në Medvegjë janë mbyllur në ora 20, derisa zgjedhjet lokale atje janë karakterizuar me moslejimin e shqiptarëve nga Kosova për të votuar.
Kanë qenë më mijëra shqiptarë nga Medvegja me vendbanim në Kosovë që kanë pritur deri në 7 orë që të shkojnë për të votuar. Policia serbe e kufirit është arsyetuar me prishje të sistemit.

Vetëm mas orës 16 autobusët dhe vetura me shqiptarë janë lejuar që të futen në Serbi.

Më herët, komisioni lokal zgjedh nuk e ka pranuar kërkesën e partive shqiptare që të zgjatet orari për të votuar.

Sipas të dhënave jozyrtare, në 28 vendvotime kanë votuar rreth 50 për qind e 10.460 qytetarëve me të drejt vote.

Rezultatet e para pritet rreth orës 22.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat