Merkel: Atëherë Gjermania nuk do ishte vendi im!

Lajme

Merkel: Atëherë Gjermania nuk do ishte vendi im!

Më: 15 shtator 2015 Në ora: 20:06

Gjatë takimit të së Martës mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe kolegut të saj austriak, Werner Faymann, u bë thirrje për një takim të shpejtë mes vendeve të BE-së, pasi dy vendet e tyre, sëbashku me Suedinë nuk mund të kontrollojnë të vetme situatën e refugjatëve.

Merkel foli edhe për kontrollet kufitare, ku potencoi bindshëm se kjo nuk do të thotë ndryshim të politikës gjermane kundrejt refugjatëve, por thjesht kërkojmë regjistrim të tyre për ta bërë më të lehtë procesin.

Në një moment emocional, ajo tha se, “ky nuk do ishte vendi im, nëse fillon të shfaq drojë dhe frikë karshi humanizmit ndaj refugjatëve”.

“Kërcënimi nuk është rruga e duhur,” përfundoi fjalinë Merkel, duke ju referuar disa vendeve të BE-së./ Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat