Refugjatët nuk janë kërcënim për ekonominë evropiane

Lajme

Refugjatët nuk janë kërcënim për ekonominë evropiane

Më: 17 shtator 2015 Në ora: 07:14

Agjencia ndërkombëtare për vlerësimin e kredive, Standard & Poor's (S&P) pohon se kriza e refugjatëve në Evropë nuk kërcënon ekonominë, as buxhetin e Evropës.

Agjencia ndërkombëtare për vlerësimin e kredive, Standard & Poor's (S&P) pohon se kriza e refugjatëve në Evropë nuk kërcënon ekonominë, as buxhetin e Evropës, ashtu që në situatën aktuale nuk ka bazë për vlerësimin kreditor në Evropë.

Agjencia S&P ka publikuar raportin për normimin kreditor dhe krizën e refugjateve në vendet e Bashkimit Evropian.

Në raportin thuhet se kriza e refugjatëve sirianë për çdo ditë rritet dhe se kjo është kriza më e vështirë që nga ajo e para gjysmë shekulli kur u dëbuan miliona njerëz gjatë luftës çlirimtare në Bangladesh.

Duke vënë në dukje rritjen e përditshme të numrit të refugjatëve sirianë, në raportin theksohet se pothuajse katër milionë prej këtyre refugjatëve janë vendosur në vendet fqinje të Sirisë, konkretisht në Turqi, Liban, Jordani dhe Irak.

Gjithashtu përmendet vlerësimi i qeverisë gjermane se në këtë vend gjatë vitit 2015 do të arrijnë një milionë refugjatë.

“Është e pamundur që ardhja e refugjatëve të shkaktojë dobësimin e ekonomisë dhe buxhetit në Evropë. Situata aktuale nuk jep bazë për zvogëlimin e vlerësimit kreditor në Evropë. Paralelisht me këtë, refugjatët nuk do të ulin problemet me të cilat me dekada të tëra përballet shoqëria evropiane”, thuhet në raportin e agjencisë S&P.

Duke theksuar se asnjë vend evropian nuk mundet vetë të zgjidh problemet aktuale me refugjatët, në raportin e agjencisë S&P theksohet domosdoshmëria e hapave të përbashkëta urgjente.

S&P paralajmëron se moszgjidhja e krizës dhe rritja e urrejtjes ndaj të huajve mund të shkaktojë destabilizim të ri në aspektin politik dhe ekonomik në Evropë, dhe se kjo akoma mund të shmanget nëse seriozisht ka një qasje drejt zgjidhjes së krizës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat