Pas deklaratës së kancelares Angela Merkel dhe kolegut të saj austriak Werner Faymann, se Europa duhet të punojë sëbashku për tejkalimin e krizës së refugjatëve, ka reaguar edhe presidenti i BE-së, Donald Tusk, ku ka paralajmëruar një takim të shefave të qeverive evropiane të Mërkurën e ardhshme. Ai këtë lajm e ndau në Twitter, ndërsa shpresohet deri të një zgjidhje optimale për refugjatët.
Temë kryesore e bisedimeve do jetë ndarja proporcionale e 120.000 refugjatëve në 28 shtetet anëtarë të BE-së. Kjo e fundit pritet të mos gjejë zbatim te disa vende si Hungaria, Çekia dhe Slovakia. /Bota Sot