Në Turqi, refugjatët përleshen me Policinë

Lajme

Në Turqi, refugjatët përleshen me Policinë

Më: 19 shtator 2015 Në ora: 20:36

Në qytetin Edirne të Turqisë ka ardhur deri te një konflikt në mes policisë dhe refugjatëve, të cilët qe gati një javë po rrinë aty që të shkojnë deri të kufiri me Greqinë.

Autoritetet lokale kanë mbyllur të martën rrugën kryesore për rreth 2 mijë refugjatë, kryesisht nga Siria, të cilët duan të shkojnë në Greqi.

Policia ka përdorur pendrekët në mënyrë që të shpërndajnë grupin prej rreth 300 njerëzish që kanë tentuar ta kalojnë kordonin e Policisë.

“Hapeni rrugën” ka bërtitur grupi i refugjatëve madje njëri nga ta ka gjuajtur jashtëqitjen në drejtim të policisë, transmeton AFP.

Rreth 1 mijë refugjatë në mesin e tyre një numër i madh i fëmijëve kanë kaluar natën nën tenda pranë rrugës, rreth 10 kilometra nga kufiri grek dhe 20 kilometra nga kufiri me Bullgarinë.

Edirne, qytet me rreth 170 mijë banorë është bërë pikë e re e grumbullimit që pretendojnë të shkojnë në Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat