Mbyten 13 refugjatë në Detin Egje

Lajme

Mbyten 13 refugjatë në Detin Egje

Më: 20 shtator 2015 Në ora: 15:06

Sipas mediave turke, sot, e Dielë, sëpaku 13 refugjatë kanë mbetur të vdekur në tentativën e tyre për t’u larguar nga Turqia për në ishullin Lesbos në Egje. Prej tyre 4 janë fëmijë.
Refugjatët u mbytën pasi anija ishte e tejmbushur me njerëz, ku fatmirësisht nga garda detare janë shpëtuar rreth 20 tjerë.
Edhe dje një vajzë 5 vjeçare siriane humbi jetën në rrugën e saj drejt ishujve grekë./Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat