Serbia optimiste se Kosova nuk do të pranohet në UNESCO

Lajme

Serbia optimiste se Kosova nuk do të pranohet në UNESCO

Më: 2 nëntor 2015 Në ora: 10:28

Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun ka vlerësuar se po vazhdon fushata e planifikuar që shteti i Kosovës në shumë drejtime të arrijë kapacitetet shtetërore.

“Jemi të ballafaquar me kampanjën e planifikuar me përpjekje që nga pika e ngrirjes të lëvizet drejt arritjes së kapaciteteve ndërkombëtare të Kosovës në shumë drejtime, drejt UNESCO-s, sistemit të KB-së, Interpolit, Këshillit të Evropës”, ka theksuar Drecun për RTS.

Ai ka thënë se fushata e Kosovës për arritjen e kapaciteteve ndërkombëtare ka filluar pas Marrëveshjes së Brukselit për Asociacionin e Komunave serbe dhe pas vendimit për formimin e Gjykatës Speciale, në mënyrë që, siç ka thënë ai, Prishtinës t’i jepet satisfaksion që para opinionit të vet të arsyetohet për atë që ka pranuar.

Drecun ka treguar se për Kosovën po lobojnë disa shtete të fuqishme, por ka shtuar se edhe Serbia po zhvillon një fushatë të fuqishme diplomatike.

Sipas fjalëve të tij, optimizmi se Kosova nuk do të pranohet anëtare e UNESCO-s, është rezultat i trendit aktual.

“Serbia me aktivitete të fuqishme diplomatike nga vendi në vend të anëtarëve të UNESCO-s ia ka dalë t’i bindë ato vende se sa i rëndësishëm është fakti se Kosova nuk duhet të jetë anëtare e UNESCO-s. Këto vende janë ballafaquar me argumente të fuqishme të përgjegjësisë dhe të kuptimtit ë vet të relacioneve në marrëdhëniet ndërkombëtare”, ka thënë Drecun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat