Janjiq: Të shtyhet vendimi për pranimin e Kosovës në UNESCO

Lajme

Janjiq: Të shtyhet vendimi për pranimin e Kosovës në UNESCO

Më: 2 nëntor 2015 Në ora: 14:32

Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta shtyjë vendimin për pranimin e Kosovës në UNESCO.

Në një video-mesazh në gjuhën angleze, Janjiq ka thënë se Kisha Ortodokse Serbe beson se vendimi për pranimin e Kosovës në UNESCO duhet të shtyhet derisa të definohen mekanizmat institucional për mbrojtjen e vendeve të shenjta serbe në Kosovë nëpërmjet dialogut Prishtinë-Beograd në Bruksel, me garancë ndërkombëtare.

“Jemi shumë të brengosur me anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në UNESCO – jo se jemi kundër promovimit të kulturës dhe edukimit në Kosovë, por se është shumë e vështirë për ne që t’i besojmë institucioneve të Kosovës”, ka porositur Janjiç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat