Sahatqija: MSA-ja, kontrata e parë e Kosovës me BE-në

Lajme

Sahatqija: MSA-ja, kontrata e parë e Kosovës me BE-në

Më: 3 nëntor 2015 Në ora: 22:10

Teuta Sahatqija, deputete e partisë LDK, tha në emisionin Rrokum Roll se "votimi i djeshëm për MSA'n asht nji votim që ngritë Kosovën në nivel ma të nalt në BE, sepse kjo asht kontrata e parë zyrtare me BE'n".
"Kosova tashma ka me pasë mundësi tjera, sepse ka kyçje direkte në 32 sektorë të Bankës për Zhvillim, ku mundet me kërkue mundësi për zhvillimin ekonomik të vendit. Nga IPA, Kosova i ka 635 milionë euro për reforma në Administratë, gjyqësi e biznes", sqaroi Sahatqija.
"Ka me u krijue nji komision parlametar që ka me mbikqyr punën e MSA's në Kosovë", tha ajo.
"Asht fat i mirë për Kosovën që pesë shtetet që s'e njohin Kosovën s'kane ba problem gjatë votimin për Kosovën në MSA. E kjo jep sinjale se ja ka nisë me ndryshue opinioni i shteteve europiane ndaj Kosovës", u shpreh optimiste zoja Sahatqija.
"Kemi ba marrëveshje që Kosova me hy me të gjitha premisat si të gjitha shtetet tjera anëtare të MSA's. S'ka me pasë pengesa për implementimin e MSA's dhe as për liberalizimin e vizave", tha Sahatqija në pyetjen se a parashihen pengesa për Kosoven gjatë procesit të liberalizimit te vizave.
"Asht nji angazhim i fuqishëm nga zavendësministri i Ministrisë së Puneve të Jashtme për çashtjen e UNESCO's, por po vrehet mungesa e ambasadorëve në vendet kyçe për lobime", tha Sahatqija për procesin e futjes së Kosovës në UNESCO.
"Na duhet me dijtë sa të vjetër e kemi diplomacinë, prandaj duhet me i shfrytëzue këto mjete që i kemi", ftoi ajo.
"Po pres nga dialogu me Serbinë dhe MSA, me dhanë sinjale për ndryshime në vend", shtoi ndër tjera Sahatqija.
"Vetë dërgimi i marrëveshjes në Kushtetuese e hap nji derë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi. Nëse në nji shtet s'respektohen institucionet, atëhere na s'jemi tue e respektue as shtetin", tha Sahatqija për situatën e krijueme në Kuvendin e Kosovës.
Ne pyetjen se a kalon ajo vete ne diplomaci, zoja Sahatqija tha se ajo dhe gjashtë tjerë e kane kalue intervistën në komisionin për Integrime, dhe tash e presim Presidenten me nënshkrue emnimin e tyne si ambasadore te Kosoves.
"Puna ime ne Kuvend ka qene pune ku me komplet energjine jam mundue me qene zani i qytetareve te Kosoves, keshtu qe s'besoj qe m'ka mbete ndonji gja marak per me ba", tha Sahatqija ne pyetjen se mbas kryemjes se mandatit ne Kuvend a i ka mbete diçka marak qe s'e ka ba ne Kuvend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat