Pacolli në Paris: Serbia po lobon fuqishëm kundër Kosovës në UNESCO

Lajme

Pacolli në Paris: Serbia po lobon fuqishëm kundër Kosovës në UNESCO

Më: 4 nëntor 2015 Në ora: 22:04

Presidenti i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli ka shkuar në Parisë për të vëzhguar situatën para votimit për Kosovën në UNESCO.

Pacolli ka thënë se Kosova ka lobuar zbehtë dhe ka filluar shumë vonë me lobim, nga ana tjetër Serbia po bën një lobim të fuqishëm.

“Edhe pse jashtë formateve qeveritare, erdha në Paris për të vëzhguar situatën para votimit për në UNESCO. Derisa Kosova ka lobuar zbehtë dhe ka filluar shumë vonë me Lobim (Petrit Selimi bën përjashtim, ai është munduar shumë), nga ana tjetër Serbia po bën një lobim të fuqishëm (madje edhe me kosto të lartë)

E gjitha kjo e ka bërë shumë të paqartë situatën e Kosovës. Unë nga tani kam disa takime të rëndësishme, me shpresën që ta kthejmë situatën në favorin tonë.”, ka shkruar Pacolli në Facebook./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat