Kadare i quan absurde deklaratat se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do ta dëmtojë dialogun me Serbinë (Foto)

Lajme

Kadare i quan absurde deklaratat se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do ta dëmtojë dialogun me Serbinë (Foto)

Më: 5 nëntor 2015 Në ora: 23:34

Ambasadorja e Shqipërisë në UNESCO, Besiana Kadare, e cila po lobon fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, i quan absurde deklaratat se “po minohet dialogu Kosovë-Serbi” për shkak të këtij hapi.

Në disa postime në Twitter, Kadare madje pyet se nëse kjo është e vërtetë, pra që anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do ta dëmtojë procesin e dialogut, atëherë si është e mundur që shumë shtete europiane po e mbështesin Kosovën në këtë drejtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat