Pacolli: Kemi bërë maksimumin për Kosovën në UNESCO

Lajme

Pacolli: Kemi bërë maksimumin për Kosovën në UNESCO

Më: 8 nëntor 2015 Në ora: 13:49

Lideri i AKR-së dhe ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacollii ka thënë se Kosova ka bërë maksimumin për tu pranuar në UNESCO
Ai në një postim në Facebook ka treguar se sfida e Kosovës kundër Serbisë nuk është e lehtë.

Lexojeni të plotë postimin e Pacollit në Facebook:

"Kosova gjëndet vetëm një ditë para votimit për anëtarësim në UNESCO. Unë e di që është bërë maksimumi për të bindur skeptiket që të votojnë Pro Kosovës nesër. Kjo sfidë e jona kundër Serbisë (asaj distruktive) dhe aleatëve të saj është jo e lehtë. Por ne jemi të bindur që koha e propagandës ka mbaruar. Shqiptarët e kanë dëshmuar që dijnë të mbrojmë monumentet kulturore të shtetit të vet. Ne nuk jemi popull agresiv. Këtë e treguam së fundi ditën e djeshme. Zoti e bekoftë Kosovën!" (sic), ka shkruar Pacolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat