SHBA: UNESCO rruga e pamohueshme për anëtarësimin e Kosovës (Foto)

Lajme

SHBA: UNESCO rruga e pamohueshme për anëtarësimin e Kosovës (Foto)

Më: 8 nëntor 2015 Në ora: 23:28

Beteja e Kosovës për anëtarësim në UNESCO vazhdon pandërprerë deri në votimin e nesërme kur Asambleja e Përgjithshme do të merr vendimin përfundimtar me 2/3 e votave.

Gjatë gjithë periudhës së lobimit për të siguruar votat e 2/3 të shteteve anëtare, kanë qenë zyrtarët e SHBA-ve që kanë bërë maksimumin që kjo të ndodh.

Të kujtojmë se ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për të siguruar vota. Ai edhe në fjalimin e tij të premten ka kërkuar që Kosova të jetë anëtare e UNESCO-s, sepse kjo nuk është në kundërshtim as me rezolutën 1244 dhe i kontribuon paqes dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore e fetare.

Së fundi, delegacioni amerikan në UNESCO përmes një postimi në Twitter ka bërë më dije se rruga e Kosovës drejt kësaj organizate është e pamohueshme.

“UNESCO rruga e pamohueshme për anëtarësimin e Kosovës”, shkruan delegacioni amerikan në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat