Çfarë mesazhi i dërguan Serbisë Rumania dhe Greqia dje në UNESCO?

Lajme

Çfarë mesazhi i dërguan Serbisë Rumania dhe Greqia dje në UNESCO?

Më: 10 nëntor 2015 Në ora: 13:10

Në votimin e djeshëm për anëtarësim në UNESCO, dy vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, nuk e kanë mbajtur anën e Serbisë, pra bëhet fjalë për Rumaninë dhe Greqinë, të cilat abstenuan.

Greqia dhe Rumania të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kanë dërguar një mesazh për Serbinë duke mos i mbajtur anën gjatë votimit në UNESCO. Pavarësisht se nuk e kanë mbështetur Kosovën, grekët dhe rumunët, kanë zgjedhur të abstenojnë.

Në anën tjetër, Spanja, Qipro dhe Sllovakia të cilat po ashtu nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, kanë votuar kundër anëtarësimit në UNESCO. Por ende mbetet e paqartë se kur Athina dhe Bukureshti do të njohin pavarësinë e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat