Kosova dhe perëndimi përballë fuqisë ruse

Lajme

Kosova dhe perëndimi përballë fuqisë ruse

Nga: Ridvan Emini Më: 10 nëntor 2015 Në ora: 18:08

Megjithëse nevojiteshin 2/3 e votave dhe nuk kishte të drejtë veto askush për pranimin e Kosovës në UNESCO, (mos)pranimit i Kosovës hasi në probleme pikërisht për shkak të kundërshtimit të Serbisë dhe përkrahjes së fuqishme të Rusisë dhe ndikimit të saj.
Fatkeqësisht ndonëse kjo ishte paralajmëruar qysh në fillim të bisedimeve në Bruksel, në praktikë Serbia asnjëherë nuk hoqi dorë nga puna intensive për të kundërshtuar anëtarësimet e Kosovës në UNESCO. Përgjithësisht ky segment mbetet i harruar në bisedimet në Bruksel, duke besuar në fitore më shumë se sa duke punuar për të, andaj ky rrugëtim i Kosovës nuk është pa probleme.

Përgatitjet të vonuara

Çka thotë Marrëveshja e Brukselit e datës 19 prill e vitit 2013 lidhur me kërkesat e palëve (Kosovës dhe Serbisë) për anëtarësim në organizatat dhe forumet ndërkombëtare? Marrëveshja e Brukselit e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në pikën 14 të saj thotë: “Palët pajtohen se asnjëra nuk do të bllokojë palën tjetër, apo të inkurajojë të tjerët që të bllokojnë kërkesat për anëtarësim në organizatat dhe forumet ndërkombëtare.”

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat