Dyshohet se autorë të sulmit në Paris janë Al Qaeda, jo ISIS-i

Lajme

Dyshohet se autorë të sulmit në Paris janë Al Qaeda, jo ISIS-i

Më: 14 nëntor 2015 Në ora: 23:27

Gazeta amerikane Los Angeles Times ka publikuar një artikull në të cilin zbulohen disa detaje interesante për sulmin e fundit të ndodhur në Paris ku vdiqën 129 persona dhe mbetën më shumë se 300 të lënduar, njofton Klan Kosova.

Sipas LA Times sulmi është planifikuar në Belgjikë.

“Horrori i natës së premte duket se ka filluar me një telefonatë nga Brukseli i Belgjikës, ku, siç besojnë autoritet franceze, shumica e terroristëve ishin rekrutuar dhe sulmi ishte planifikuar dhe financuar pikërisht nga atje”, shkruan LA Times, duke u bazuar në të dhëna nga zyrtarë shtetërorë të SHBA-ve.

“Burimet që kanë folur në kushte anonimitet për gazetën, për shkak se hetimet ende janë në një pikë të ndjeshme për t’u thënë gjithçka hapur, kanë sqaruar se terroristët duket se ishin njohës të mirë të kulturës franceze dhe Parisit në veçanti, dhe besohet se disa nga ta kanë jetuar për një kohë në Paris”.

Artikulli I LA Times nxjerrë edhe një informacion tjetër interesant.

Përkundër se Shteti Islamik ISIS kanë marrë përgjegjësinë për sulmin dhe presidenti francez Francois Hollande i fajësoi për të, disa burime thonë pas kësaj masakre qëndron Al Qaeda,e jo ISIS-i.

“Autoritet ende janë duke hetuar se kush në të vërtet qëndron pas këtij sulmi, por disa objektiva të hetuesve tregojnë se më shumë ka gjasë që autorë të sulmit të jenë Al Qaeda”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat