Kerry vjen vetëm në Aeroportin e Prishtinës?

Lajme

Kerry vjen vetëm në Aeroportin e Prishtinës?

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 10:15

“Në Kosovë ai do të diskutojë me zyrtarët e shtetit për çështje bilaterale dhe rajonale”, ka thënë zyrtari i Departamentit të Shtetit, Mark Toner.

Sekretari i Shtetit, John Kerry do të vizitoj nesër Kosovën, ku sipas një agjende të siguruara nga KosovaPress-i, deri tash është paraparë të ketë takim vetëm me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin, Hashim Thaçin.

Në këtë agjendë nuk është paraparë vendi se ku do të takohen, megjithatë flitet se Kerry do të vijë vetëm deri në Aeroportin e Prishtinës.

“Në Kosovë ai do të diskutojë me zyrtarët e shtetit për çështje bilaterale dhe rajonale”, ka thënë zyrtari i Departamentit të Shtetit, Mark Toner.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat