Dridhet Italia: ISIS dhe Boko Haram vetëm dy hapa larg

Lajme

Dridhet Italia: ISIS dhe Boko Haram vetëm dy hapa larg

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 12:49

Tashmë krerët e ISIS janë zhvendosur nga qyteti i tyre fortesë Raqqa duke kërkuar një fortesë të re.


Ajo duket se është pikërisht qyteti Sirte në Libi.


Al Bagdadi me të tijtë janë transferuar aty duke e kthyer në Raqqan e re.


Pas bombardimeve ruse dhe franceze në Siri krerët e ISIS kanë preferuar të largohen për të gjetur një strehë më të sigurt.


Në këtë mënyrë ata mund të vijojnë të përhapin panik dhe janë shumë më afër Europës.


Inteligjenca libiane ka njoftuar se shumë xhihadistë kanë mbërritur në Sirte duke ndërtuar bazën e tyre të re.


Por veç tyre në Sirte kanë mbërritur edhe dhjetra luftëtarë të Boko Haram që vijnë nga Mali, Çadi dhe Nigeria.


Por më e shqetësuar se kushdo është dhe duhet të jetë Italia.


Distanca mes Libise dhe Italisë është diku te 1 mijë kilometra, vetëm disa orë larg lundrim.


Kryeministri Renzi ka vënë në alarm inteligjencën dhe rojet kufitare duke rritur gatishmërinë.


ISIS ka paralajmëruar se Roma është objektivi i ardhshëm i xhihadistëve dhe pas këtij afrimi Italia ka një arsye më shumë për t’u shqetësuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat