Ambasada Amerikane e “godet” Hashim Thaçin, e injoron keq (Foto)

Lajme

Ambasada Amerikane e “godet” Hashim Thaçin, e injoron keq (Foto)

Më: 2 dhjetor 2015 Në ora: 22:14

Zëvendëskryeminstrit të vendit dhe njëherësh ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi nuk i ka shkuar fare mirë dita e sotme. Ai u “injorua” keq nga Amerika, gjatë vizitës së sotme disa orëshe të sekretarit Amerikan të Punëve të Jashtme, John Kerry në Prishtinë.

Më saktësisht, është Ambasada Amerikanë në Kosovë, e cila e ka injoruar shumë keq Hashim Thaçin, duke mos e postuar asnjë fotografi të Kerryt me Hashim Thaçin. Në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ku për nder të vizitës së Kerryt janë postuar disa fotografi të tij me kryeministrin Isa Mustafa, dhe me disa studentë të Kosovës që kanë studiuar në Amerikë.

“Sekretari i Shtetit, John Kerry vizitoi sot Kosova dhe u takua me kryeministrin Isa Mustafa, zëvendëkryeministrin / ministrin e Punëve të Jashtme, Hashim Thaçin dhe me zëvendëskryeministrin Branimir Stokanovic, ku u diskutua për për çështjet politike dhe bilaterale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikanë, ku në asnjë fotografi të postuar nuk gjendet Hashim Thaçi.

Në anën tjetër, vetë Hashim Thaçi e ka vlerësuar si tepër të rëndësishme këtë vizitë të sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, derisa ka postuar edhe një fotografi me të.

“Vizita e Sekretarit Kerry ishte shumë domethënëse për Kosovën. Mesazhet ishin të qarta: Përkundër sfidave globale, SHBA mbetet e përkushtuar si partnere e Kosovës. Ata që na ndihmuan të çlirohemi dhe të pavarësohemi po na ndihmojnë edhe të forcohemi dhe të bëhemi anëtarë të BE-së dhe NATO-s. Nëse bëhemi bashkë dhe dialogojmë në mes vete në institucionet që i kemi krijuar, asgjë kurrë nuk do të na ndalë. Kerry vlerësoi lidershipin e Kosovës dhe guximin e shtetit tonë që të përballet me sfida dhe të shënojë sukses në ndërtimin e shtetit. Interaksioni aktiv me SHBA do të vazhdojë edhe në ditët dhe javët që vijnë, dhe nga ky bashkëpunim vetëm lajme të mira do të vijnë. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Hashim Thaçi është duke lobuar në vazhdimësi që të vij në postin e presidentit, ashtu siç e parasheh edhe marrëveshja e koalicionit PDK- LDK, mirëpo për këtë i nevojitet edhe mbështetja e fuqishme ndërkombëtare, e sidomos e SHBA-ve.

Secretary of State John Kerry visited Kosovo today and met with Prime Minister Isa Mustafa, Deputy Prime...

Posted by U.S. Embassy Pristina, Kosovo on Wednesday, 2 December 2015

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat