John Kerry dha edhe një mesazh duke u fotografuar me Policinë e Kosovës

Lajme

John Kerry dha edhe një mesazh duke u fotografuar me Policinë e Kosovës

Më: 3 dhjetor 2015 Në ora: 15:08

​Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, dje kishte gjetur kohë që ta flas dhe të dalë në fotografi edhe me Policët e Kosovës, të cilët i ka përgëzuar për angazhimin e tyre për sundimin e ligjit.
Policia e Kosovës, në javët të fundit, ka qenë në shënjestër të opozitës. Këta të fundit, pjesëtarët e PK'së po i konsiderojnë instrument të pushtetit.

Krahë Policisë u kanë dalë edhe shtetet e Qunt'it, të cilët kanë vlerësuar punën e tyre dhe menaxhimin në situatat e fundit, brenda Kuvendit dhe në rrugë. E të njëjtin mesazh edhe John Kerry e ka përcjellë, një ditë më parë, gjatë vizitës në Kosovë.

“Kosovarët kanë arritur shumë në vitet e fundit, por nevojitet edhe më shumë përkushtim nga ana e të gjithë qytetarëve për sundimin e ligjit, për lirinë e shprehjes dhe të drejtën për protesta paqësore, të cilat janë të drejta fondamentale për çdo demokraci”, kishte thënë Kerry dje.

Por, sipas Kerryt dhuna është e papranueshme dhe Kuvendi i Kosovës duhet të jetë vendi ku ka debat domethënës për politikat publike, ku njerëzit mund të dëgjojnë njëri-tjetrin në paqe, pa marrë parasysh sa e kundërshton idenë ose ke një ide tjetër vetë.

Madje, Kerry mori edhe një shembull personal, duke treguar sesi senatori McCain dhe ai vijnë nga dy parti të ndryshme. “Të dy kemi qenë kandidatë për president nga dy parti të ndryshme, me dy prapavija të ndryshme. Por kemi gjetur rrugën e përbashkët për të punuar bashkë, që ta hedhim prapa luftën e Vietnamit, në mënyrë që të kemi marrëdhënie të plota diplomatike me këtë vend me të cilin kemi qenë në luftë. Prandaj, ne e kuptojmë për çfarë jeni duke u munduar, që ta lini luftën prapa dhe të shkoni drejt së ardhmes”, u shpreh Kerry.

Ai tha se debati duhet të bëhet në demokraci, në veçanti në Kuvend, që duhet të jetë tempull i demokracisë, vend i respektit. Kuvendi nuk është vend ku duhet të hidhet gaz lotsjellës apo edhe të bëhen kërcënime. Sipas Kerryt, të gjitha partitë duhet të dënojnë përdorimin e dhunës në jetën publike dhe t’i përkushtohen angazhimit në mënyrë paqësore dhe konstruktive, për t’i zgjidhur dallimet e tyre për interesin e vendit.

“Kemi punuar ngushtë me Kosovën për adresimin e çështjes së ekstremizmit të dhunshëm dhe të terrorizmit, dhe të luftëtarëve që kthehen nga Siria, nga fronti DAESH. Dëshiroj që të them se Kosova ka vënë një shembull të fuqishëm në rajon, duke arrestuar disa njerëz të profilit të lartë, dhe duke miratuar ligje të fuqishme”, ka thënë Kerry.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat