Shpërthimet që nuk i konvenojnë askujt, as pushtetit dhe as opozitës!

Lajme

Shpërthimet që nuk i konvenojnë askujt, as pushtetit dhe as opozitës!

Më: 4 dhjetor 2015 Në ora: 12:39

A duhet sa më parë të nis dialogu pozitë-opozitë, apo të vazhdojnë vetëm premtimet? Opozita dje ishte e qartë dhe këmbëngulëse në kërkesat e saja, nëse pushteti e ka menduar se do të ndodhë dorëzimi i saj pas vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm John Kerry, duket se kjo nuk do të ndodhë.
Shqiptarët janë mjaft të pakompromis kur përcaktohen për një çështje, nëse i referohemi përshkrimeve të huaja në vazhdimësi për karakterin tonë. Ndoshta është dashur të kalojë shumë kohë, që një grup të vendos raporte të caktuara, dhe që brenda vetes të bëhet konsistent dhe i pakompromis me të tjerët.
Por, mesazhet e Sekretarit Kerry ishin të fuqishme, dhe obligojnë që të dyja palët për dialog dhe arritje të marrëveshjeve politike. Madje ai u shpreh për një arritje të kompromisit të brendshëm, për ta gjetur si të thuash një mes të përbashkët.
Sikurse në analizimin e mesazheve të Sekretarit Kerry, ato mund të dekodohen thjesht dhe pa bujë, si porosi që tronditshëm duhet të trokasin në ndërgjegjen shqiptare, për pushtetin dhe opozitën.
Kerri sikur më shumë ka frikë se vetë shqiptarët po e dëmtojnë sovranitetin e vendit, pushteti duke bërë marrëveshje të gabueshme, pa vullnetin dhe pajtimin me opozitën dhe qytetarët, ndërsa opozita duke rrezikuar që nëpërmjet kundërshtimit të skajshëm me premisa dhune, të rrezikoj procese me shpërthime të pakontrolluara, të cilat mund të çojnë kah lëndimi i sovranitetit të Kosovës.
Rreziku shfaqet nga serbët, përkatësisht nga Serbia, e cila mund të marrë pjesë në transformimin e ngjarjeve në favor të saj ose minoritetit të saj këtu. Rreziku kryesor paraqitet me ndryshim kufijsh. Por, për të ndodhur kjo, nuk mjafton çfarëdo shpërthimi i ngjarjeve në Kosovë. Një rihapje e kësaj teme do të mund të ndodhte nëse edhe në Maqedoni do të kishte shpërthim dhune, dhe një kërkesë të fuqishme nga shqiptarët për risistemimin e tyre brenda shtetit, ose edhe të krijimit të një alternative që do të çonte në ndarje të Maqedonisë. Por, si e kemi thënë në vazhdimësi, ky skenar nuk është i favorshëm për arsye tani për shqiptarët, ndërsa pas një dekade, shqiptarët do të mund ta kishin siguruar fitoren biologjikisht.
Po ashtu në skenarin e shpërthimit rajonal do të mund të përfshihej edhe Bosnja. Por, fatkeqësisht i vetmi skenar që ekziston për të ndodhur këto shpërthime në fqinjësi është ai nëpërmjet “ISIS”, pra një skenar ogurzi, që pak kush mund të loz me zjarrin e tij.
Ndërsa, një shpërthim i brendshëm në Kosovë do të çonte në parashtrimin e kërkesave të reja për serbët në raport me Kosovën.
Po ashtu një shpërthim dhune e brendshme nga protestuesit do të mund të rrezikonte jetë njerëzish të pafajshëm, dhe madje kësaj here mund të kthehej në hakmarrje! I. Morina

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat