ISIS i përdhunoi nënën e i vrau babanë, tani po e bëjnë atë një vrasës |VIDEO

Lajme

ISIS i përdhunoi nënën e i vrau babanë, tani po e bëjnë atë një vrasës |VIDEO

Më: 5 dhjetor 2015 Në ora: 12:32

Një djalë i ri, nëna e të cilët u përdhunua dhe babai iu vra nga ushtarët e ISIS-it tashmë është duke u shndërruar një makinë vrasëse dhe gjakatare nga grupi terrorist.

I riu është shfaqur në një video të re propaganduese të ISIS-it, duke e ekzekutuar një person në Siri, raporton Mosul Eye, një grup që po e dokumenton jetën në qytetin e Irakut, shkruan TheMirror.

Në një deklaratë, grupi thotë : ISIS e ka rrëmbyer këtë djalë të cilit ia përdhunuan nënën dhe motrat dhe ia vranë babain dhe vëllain.

“Ai është njëri nga shumë fëmijët që ISIS ka rrëmbyer. ISIS e ktheu këtë fëmijë të pafajshëm në një makinë vrasëse”, thuhet në dokumentarin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat