Kerry paralajmëron masa të rënda për ata që përkrahin Asadin

Lajme

Kerry paralajmëron masa të rënda për ata që përkrahin Asadin

Më: 6 dhjetor 2015 Në ora: 00:05

Sekretari i shtetit John Kerry ka premtuar “masa të rënda” nëse Rusia dhe Irani bllokojnë ndryshimin e Qeverisë në Siri dhe mbështesin Bashar Al Asadin.

Kerry ka shtuar se lufta në Siri nuk mund të ndërpritet përderisa në krye të vendit është Bashar Al Asad.

“Nëse Rusia dhe Irani bëhen në bllok të përbashkët dhe i mundësojnë Asadit që të pengojë procesin e dimë ku është problemi. Në atë rast do të kemi më pak zgjidhje për pjesëmarrje dhe do të jemi të detyruar të ndërmarrin masa të rënda”, u ka thënë Kerry gazetarëve në Washington.

Kerry ka thënë se SHBA-të nuk mund “t’ia lejojnë vetes ngjarje të tilla”. Sipas tij kjo cenon sigurinë e SHBA-ve dhe të gjitha vendeve në Evropë.

Ai tha se takimi i ri për Sirinë do të mbahet në dhjetor në New York.

Në nëntor në kryeqytetin e Austrisë është mbajtur raundi i dytë i bisedimeve për zgjidhjen e krizës siriane.

Në takim kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Rusisë, SHBA-ve, OKB-së, Francës, Britanisë së Madhe , Gjermanisë, Arabisë Saudit e, Turqisë, Iranit dhe shteteve tjera të Lindjes së Mesme si dhe përfaqësues të BE-së, Shteteve të Ligës Arabe,etj.

Pjesëmarrësit e mbledhjes vendosën që negociatat mes Qeverisë siriane dhe opozitës duhet të mbahen jo më vonë se 1 janar të vitit të ardhshëm dhe se në 18 muajt e ardhshëm në Siri duhet të mbahet një referendum për një kushtetutë të re .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat