Hoxhaj: Opozita e ka me Isën

Lajme

Hoxhaj: Opozita e ka me Isën

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 23:22

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj ka deklaruar se opozita e ka problemin me kryeministrin Isa Mustafa dhe jo me koalicionin qeverisës si tërësi.

Në emisionin “Republika” me Dardan Gashin, Hoxhaj është shprehur se veprimet e tri partive opozitare lidhen me Isa Mustafën me të cilin edhe kanë qenë në një bllok 6 mujor, ndonëse nuk ka pranuar ta quajë këtë si një hakmarrje të opozitës për “tradhtinë” e Mustafës bërë VLAN-it.

“Partitë opozitare kanë problem me Isa Mustafën më shumë sesa me njerëzit tjerë në parti e qeveri, pasi që dimë se kanë qenë në një bllokë 6 mujor” është shprehur Hoxhaj.

Ndërsa ka thënë se kërkesa e tyre për zgjedhje është e papranushme, ngase nuk mund të tolerohet që të kërkohen zgjedhje në çdo situatë që krijohet në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat