​Istogu, Klina e Peja të gatshme për protestën e 17 shkurtit

Lajme

​Istogu, Klina e Peja të gatshme për protestën e 17 shkurtit

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 18:12

Gjatë një takimi të zhvilluar me strukturat e AAK-së në Istog, Klinë dhe Pejë, kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka diskutuar me anëtarë të AAK-së për proceset që po kalon Kosova, si dhe për përgjegjësinë e Qeverisë për krizën politike dhe institucionale në vend, njofton përmes një kumtese partia.

Siç njofton AAK, në këto takime është parë një gatishmëri e madhe për protestën e 17 shkurtit.

“Kjo me qëllim të rritjes së frontit kundërshtues ndaj degradimin e qeverisjes dhe të jetesës në vend”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, Haradinaj ka thënë se është gabim të keqkuptohet propozimi i tij për zgjedhje të parakohshme, si dëshirë për pushtet.

Ky propozim, ka sqaruar ai, është ofertë politike për të dalë vendi nga kriza, e jo qëllim në vetvete për zgjedhjet.

Lideri i AAK-së ka thënë se është degjeneruar qeverisja, është shkelur kushtetuta, është rritur korrupsioni.

Sipas tij, partitë në pushtet kanë kapur të gjitha strukturat dhe bordet, prandaj përgjigja më e mirë ndaj të gjithë shkelësve, do të ishte që populli me votën e vet të përfshihej në zgjidhjen e kësaj krize.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat