Mbyten tre refugjatë në kufirin Maqedoni/Greqi

Lajme

Mbyten tre refugjatë në kufirin Maqedoni/Greqi

Më: 14 mars 2016 Në ora: 12:16

Në tentativën për të kaluar një lum në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë, (me gjasë Vardarin - F. Dika), janë mbytur tre refugjatë, gjatë mëngjesit të sotëm, e hënë. Bëhet fjalë për dy burra dhe një grua, ndërsa 23 refugjatë tjera janë shpëtuar falë forcave të shpëtimit njofton Bota sot.

Lumi ka kaluar argjinaturat kjo edhe falë të rreshurave të shumta gjatë ditëve paraprake, ndërsa pranë tyre ndodhen 12.000 refugjatë që shpresojnë për hapjen e kufirit. Kjo ka ndikuar në ashpërsimit e kushteve të tyre, duke rritur mundësitë e fillimit të ndonjë sëmundje epidemike.

Nuk dihen arsyet se pse tentuan të kalojnë refugjatët kufirin./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat