Greiçevci: I sigurova Madhëritë për mikpritje të ngrohtë

Lajme

Greiçevci: I sigurova Madhëritë për mikpritje të ngrohtë

Më: 14 mars 2016 Në ora: 14:38

Ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, Lirim Greiçevci ka njoftuar se ka përcjellur për në turneun e Ballkanit Princin e Uellsit dhe Dukeshën e Kornvollit, ku i siguroi për mikpritje të ngrohtë.

"Sot pata nderin e veçantë që t'u uroj vizitë të mbarë Madhërive të Tyre, Princit të Uellsit dhe Dukeshës së Kornvollit, gjatë nisjes për në turneun e tyre në Ballkan (Kroaci, Serbi, Mal të Zi dhe Kosovë) nga baza e Forcave Ajrore Mbretërore në Brize Norton. Vizita e tyre do t'u japë shtysë të re marrëdhënieve midis Mbretërisë së Bashkuar dhe rajonit të Ballkanit. I sigurova Madhëritë e Tyre që në Kosovë do të kenë një mikpritje të ngrohtë dhe se do të jetë privilegj për mua që t'i mirëpres edhe personalisht gjatë vizitës së tyre në Kosovë, ka shkruar Greiçevci në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat