Vizita e nesërme e princit të Walesit dhe dukeshës së Cornwallit, mbështetëse për Kosovën

Lajme

Vizita e nesërme e princit të Walesit dhe dukeshës së Cornwallit, mbështetëse për Kosovën

Më: 17 mars 2016 Në ora: 20:08

Princi i Walesit, Charles dhe Camila, dukesha e Cornwallit do ta vizitojnë nesër Kosovën. Qëllimi i kësaj vizite është shoqërore ka thënë ambasadorit i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell për televizionin publik.

Ai ka shtuar se me anën të kësaj vizite synohet të tregohet mbështetja për Ballkanin, fuqizimi i të rinjve dhe dialogu mes feve. Princi dhe dukesha gjatë vizitës së tyre në Kosovë do të takohen me presidenten Jahjaga, liderët politikë dhe qytetarët.

Ambasadori O’Connelli po ashtu ka bërë të ditur se princi Charles dhe dukesha Camila do ta vizitojnë edhe Prizrenin. Princi dhe dukesha kanë vizituar Kroacinë, Serbinë dhe pas Kosovës do ta vizitojnë edhe Malin e Zi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat