Mesazhi i Princit Charles për Ballkanin: Mos bëheni robër të së kaluarës

Lajme

Mesazhi i Princit Charles për Ballkanin: Mos bëheni robër të së kaluarës

Më: 17 mars 2016 Në ora: 22:14

Princi i Uellsit, sonte në Kuvendin e Serbisë ka thënë se shtetet në regjion kanë arritur progres të madh, dhe se edhe pas ngjarjeve të tmerrshme të së kaluarës kanë arritur stabilitetin dhe paqen.

Ai, po ashtu, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar përkrah rajonin.

“Mbretëria e Bashkuar është me ju për ta ndërtuar të ardhmen. Paqja dhe stabiliteti në rajon do të thotë se të gjithë në Ballkan, në Britani të Madhe apo kudo tjetër do të mundësojë t’i kënaqemi paqes dhe një të ardhmeje më të sigurt dhe më të avancuar. Së bashku mund ta ndërtojmë të ardhmen”, ka thënë Princi britanik, raportojnë mediat serbe.

Ai ka theksuar se askund si në Ballkan nuk mund ta ndjesh peshën e historisë, por sipas tij, vendet e rajoniy nuk duhet ta harrojnë, por as të mbesin rob të saj, por të punojnë për paqe.

“Çdo shoqëri dhe shtet është i formësuar sipas të kaluarës, por ka shumë pak vende ku mund ta ndjesh peshën e historisë si në Ballkan. Askush nuk mund ta injorojë historinë, por është e rëndësishme që të mos bëheni robër të saj”, the ksoi ai tutje.

Në kuadër të vizitave të tij në Ballkan, Prini Charles nesër do ta vizitojë edhe Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat