Arifi: VV-ja bashkë me PDK-në e LDK-në po i japin zor që elektorati i tyre mos të dal në protestë

Lajme

Arifi: VV-ja bashkë me PDK-në e LDK-në po i japin zor që elektorati i tyre mos të dal në protestë

Më: 13 maj 2016 Në ora: 14:41

Dy partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë paralajmëruar për nesër protestë kundër qeverisë.

Lidhur me këtë, Avni Arifi kryetar i degës së AAK-së në Prishtinë ka thënë se pavarësisht përpjekjeve të PDK, LDK e VV-së që mos të dilet në protestë, prapë ajo do të jetë masive.

Ai këto komente i bëri në një postim në rrjetin social Facebook.

"Fort zor i kanë dhënë strukturat e PDK, LDK e sidomos VV te elektorati i tyre që mos të dilet në protestë. Valla lehtë janë bo bashkë. Megjithatë, përkundër këtij presioni protesta do të jetë masive dhe paqësore. PROTESTO për të drejtat tua", ka shkruar Arifi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat