Deçani me 46 autobusë në protestë

Lajme

Deçani me 46 autobusë në protestë

Më: 14 maj 2016 Në ora: 12:11

Protestues nga komuna të ndryshme të Kosovës janë nisur drejt Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e sotme të dy partive opozitare.

Zeqë Musaj, kryetar i Këshillit Organizativ të protestës për Deçan, ka thënë se 46 autobusë me protestues janë nisur nga kjo komunë në drejtim të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga AAK dhe NISMA kundër qeverisë së Kosovës.

Kallxo.com raporton se nga Deçani janë nisur edhe dhjetëra vetura.

Në protestë, AAK dhe NISMA do të kërkojnë nga qeveria tërheqjen e marrëveshjes me Serbinë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe asaj me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Kjo është protesta e parë e cila mbahet pas ndarjes së bllokut opozitar, meqë Vetëvendosje është larguar nga blloku opozitar dhe nuk e ka mbështetur protestën e sotme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat