15 mijë euro për televizorë dhe dy mijë euro të tjera shpenzime për pajisje teknologjike, janë harxhimet që do t’i bëjë Ministria e Drejtësisë që drejtohet nga Valon Murati.
Tenderin për furnizimin e ministrisë së Muratit me IT, e ka fituar kompania “Tech Vizion”, derisa për furnizimin me IT, është përzgjedhur kompania “IT Market”, nga Podujeva, shkruan Gazeta Fjala.
Data e dhënies së kontratës, është bërë me dy qershor, ndërsa nënshkrimi i kontratës pritet të bëhet me 13 qershor.