Thikë me “dy teha”

Lajme

Thikë me “dy teha”

Më: 19 qershor 2016 Në ora: 20:57
Hashim Thaçi

“Thirrja e Hashim Thaçit drejtuar bashkëluftëtarëve që të dorëzohen tek Gjykata Speciale, është " thikë me dy teha". Vetë nga pozicioni i tij në hierarkinë e UÇK-ës, nuk do të duhej t’i ikte përgjegjësisë politike, ligjore, morale e kombëtare. I pari i cili, do të duhet të merrej në pyetje për të ashtuquajturat, bëmat e pjesëtarëve të UÇK-ës, do të ishte hierarkia e saj”, ka thënë, Gazmend Islami për gazetën “Bota sot”.

Ditë më parë, ish kryetari i PDK-së dhe ish kryeministri i Kosovës, tashmë presidenti i vendit, Hashim Thaci në një intervistë për agjencinë austriake APA, u ka bërë thirrje politikanëve dhe shokëve të tij që të dorëzohen në Gjykatën Speciale në qoftë se kundër tyre ngritën padi.

“Gjykata është themeluar nga institucionet e Kosovës, me vullnetin e deputetëve të parlamentit të Kosovës. Në asnjë rast kjo nuk është negative për Kosovën, por është avantazh, meqë të gjitha akuzat që rrinë pezull nesh si retë e zeza do të sqarohen”, ka deklaruar ai dhe ka kujtuar se derisa ai ishte në postin e kryeministrit kishte kontribuar në krijimin e kësaj gjykate.

Por Thaçi nuk ka treguar se si do të veprojë ai në qoftë se do të ngrihej aktakuzë ndaj tij nga Gjykata Speciale.

Ndërsa analistët këtë thirrje të Thaçit e shohin si tendencë të tij për të shpëtuar vetveten nga Gjykata Speciale.

Analisti dhe politologu Faik Krasniqi, duke komentuar thirrjen e bërë nga Thaçi ndaj ish bashkëluftëtarëve të tij dhe bashkë partiakëve, thotë se Hashim Thaçi për ta shpëtuar lëkurën e tij bën çmos që t'i shpëtoj dënimit nga Gjykata Speciale. Sipas tij, Gjykata Speciale nuk do të akuzoi ose dënoj politikanë të profilit të lartë në Kosovë, për krimet e bëra para dhe pasluftës në Kosovës.

“Hashim Thaçi për ta shpëtuar lëkurën e tij bën ka bërë çmos që t'i shpëtoj dënimit nga Gjykata Speciale. Ai ka kohë që i ka tradhëtuar bashkëluftëtarët e tij. Jo vetëm ai, por shumë nga deputetët, ministrat dhe zyrtarët e lartë Edhe votimi i kësaj Gjykate pa asnjë hezitim nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët mund të jenë në bankën e të akuzuarve, tregon shumë qartë që ka ndonjë kompromis mes Gjykatës Speciale dhe lidershipit kosovar, që politikanë të profilit të lartë të mos preken nga kjo Gjykatë. Në të kundërtën asnjë nga këta deputetë nuk do do të votonte pro kësaj Gjykatë. Prandaj, nuk besoj që Gjykata Speciale do të akuzoi ose dënoi politikanë të profilit të lartë në Kosovë, për krimet e bëra para dhe pasluftës në Kosovës. Për Hashim Thaçin as që bëhet fjalë, jo për çështje imuniteti, por ai dhe shumë politikanë të profilit të lartë, e kanë siguruar vetveten me marrëveshje për krijimin e kësaj Gjykate. Por nga kjo Gjykatë do të dënohen kryesisht njerëz pa peshë në skenën politike të Kosovës. Njerëz që nuk ua kemi dëgjuar emrin kurrë”, thotë Krasniqi.

Ndërsa analisti dhe publicisti Gazmend Islami, thotë se thirrja e Thaçit është një thikë më dy teha, pasi që vet pozicioni i tij ne hierarkinë e UÇK-ës nuk do te duhej ti ikte përgjegjësisë politike, ligjore, morale e kombëtare.

“Thirrja e Hashim Thaqit drejtuar bashkëluftëtarëve qe te dorëzohen tek Gjykata Speciale është " Thik me dy teha". Vet pozicioni i tij ne hierarkinë e UÇK-ës nuk do te duhej ti ikte përgjegjësisë politike, ligjore, morale e kombëtare. I pari i cili do te duhet te merret ne pyetje për te ashtuquajturat te bëmat e pjesëtarëve të UÇK-ës do te ishte hierarkia e saj, ku shumica tash me po konsiderohen si te dyshuar. Është befasuese se si ky flet vet tamam si i amnistuari i Gjykatës apo po e luan rolin e tillë, sido qe te jetë deklaratat e tilla janë provokative për ish bashkëluftëtarët e vet”, thotë Islami për Bota sot.

Kurse, Naim Miftari, ish pjesëtar i UÇK-së dhe SHIK-ut, thotë se Hashim Thaçi vazhdimisht ishte deklaruar si udhëheqës i UCK-së dhe si udhëheqës i saj merr përsipër çdo krim të mundshëm si lider i saj.

“Hashim Thaçi nëse kthemi prapa ne vitin1999 trumbetonte në shtyp dhe Radio Kosovë se si udhëheqës i UÇK-së merr përsipër çdo krim te UÇK- së të mundshëm mbi veti si lider i saj. Ndërsa 16 vite pas me 2015 kur e sheh se po formohet gjykata speciale 2 për krime lufte si dhelpër frikacake deklaron se ai nuk ishte pjesë e UÇK-së? Pra ndryshon qëndrimin e them me plot përgjegjësi morale dhe ligjore gati asnjë njeri i mundshëm i vrare i supozuar nga UÇK nuk është vrar pa dijen dhe urdhrin e Hashim Thaçit dhe shtabit të tyre nga Zvicra”.

Më tej, Miftari thotë se thirrja e Thaçit drejtuar shokëve të tij që të dorëzohen nëse thirrën nga gjykata speciale është e qëllimshme dhe djallëzore, për arsye se çdo njeri që thirret nga kjo gjykatë do të akuzohet dhe arrestohet.

“Thirrja e tij ndaj ish shokëve te tij se kinse dorëzonu nëse ju thërret gjykata ndërkombëtare është e qëllimshme dhe djallëzorë pasi shumë mirë dihet se çdo njeri qe do thirret nga kjo gjykatë medoemos do dorëzohet apo arrestohet pasi s’ka edhe çka bën as nuk ka mundësi me i ik ndokush. Edhe pse shumë e padrejtë kjo gjykatë duhet marrur seriozisht, pasi shteti i jonë i udhëhequr nga vet Hashim Thaçi nuk pat as guxim as drejtësi neutrale qe vet ta formoj gjykatën për krime lufte ku do dënoheshin si kriminel serb si ndonjë kriminel shqiptar qe luftën e kanë përdor për hakmarrje. Pra e keqja e vet vendit tonë, fatkeqësia jonë është vet presidenti i jonë me shumë shok qe luftën e kanë përdor për mu pasuru vet dhe për marrjen dhe mbajtjen e pushtetit me çdo kusht por besoj se kjo gjykatë ndërkombëtare është tregtia dhe biznesi i fundit i Hashim Thaçit”, thotë Miftari për gazetën Bota sot.

Kujtojmë edhe njëherë se Gjykata Speciale ende nuk ka filluar funksionimin e saj, edhe pse në Kuvendin e Kosovës është aprovuar vendimi për themelimin e saj. Ende pa u bërë të ditur se kush do të jenë të akuzuarit e saj, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i ka bërë thirrje politikanëve dhe shokëve të tij që të dorëzohen në Gjykatën Speciale në qoftë se kundër tyre ngritën padi.

Ndërsa mediat vendore kishin publikuar edhe një listë se kush mund të jenë në bankën e të akuzuarve, në të cilën ishin përmendur edhe figura politike të larta, duke përfshirë edhe liderin e PDK-së, Kadri Veselin dhe Presidentin Hashim Thaci, Agim Çeku, Azem Syla, Xhavit Haliti e Shaip Muja. Gjithashtu sipas Zekajt, në listë janë edhe Fatmir Limaj, Daut Haradinaj e Rexhep Selimi./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat