Kur Hashim Thaçi e Xhavit Haliti kërcënonin ta hidhnin në erë Ministrinë e Mbrojtjes – FARK-un

Lajme

Kur Hashim Thaçi e Xhavit Haliti kërcënonin ta hidhnin në erë Ministrinë e Mbrojtjes – FARK-un

Nga: Diana Rexhepi Më: 13 korrik 2016 Në ora: 00:17
Hashim Thaçi e Xhavit Haliti

Pritni pak, o djema, pritni pak. Moti dhe moti nuk kam lexuar një këso lloj teksti që po i qet gjurmët në drejtim tjetër. Lidhur me komplotin për vrasjen dhe pjesëmarrësit e komplotit të vrasjes të ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, kolonelit Ahmet Krasniqi. Po i shtrojmë faktet tërësisht kundërthënëse këtij supozimi apo dëftimi në tekstin e postuar. Halil Bicaj, Ministri i Mbrojtjes që e zëvendësoi kolonelin Ahmet Krasniqi, nuk mund të lidhet me komplotistët. Në asnjë mënyrë. Shumë nga emrat që përmenden këtu, tërë kohen derisa Halil Bicaj ishte ministri i FARK-ut, ishin në një ofensivë kundër tij dhe tërë Ministrisë së Mbrojtjes të FARK-ut. Shumë netë kam kaluar në atë Ministri, ku ishte Halil Bicaj. Ka qenë nën presion dhe kërcënime të krahut tjetër, ku Xhavit Haliti dhe Hashim Thaçi ishin mish e shpirt me pushtetin aktual të Shqipërisë në krye me Fatos Nanon. Një natë në maj në vitin 1999, erdha në orët e vona në Ministri – FARK.

Pak u çudita që në derë ishin vetëm dy truproje, e mbrenda Ministrisë gati askush. E kërkova Halil Bicajn në zyre të tij, ku ai edhe flinte, por as ai nuk ishte aty. E prita një kohë, nuk erdhi. Kërkova disa oficerë të tjerë në dhoma të tjera, askush gati nuk ishte aty. Mendova që kanë shkuar diku në darkë të vonshme, dhe u ktheva në zyre te Halil Bicaj. Më zuni gjumi aty. Diku në ora 9.oo të nesërmen në mëngjes erdhi në zyre Halil Bicaj, e prej derës më bërtiti: “A je normal që ke fjejt këtu, mbrëmë askush nga neve nuk ka qenë ketu, kemi pas disa të dhëna që këta të Thaçit kanë me e sulmu Ministrinë me armë bashkë me do aradha policore të vendit. Çka mendon ti Diana Rexhepi si isha ndi unë si ushtarak me pas ndodhë ajo e me mu vra këtu një civil, një gazetare”. Menxi e qetësova disi, e i thashë: “Qe, meta gjallë, qetësohu o Halil Bicaj, qe mbeta gjallë, e nuk isha e njoftume për këtë kërcënim. Hajde po e pijmë një kafe, qetësohu”. Halil Bicaj edhe o qetësu, ama edhe nuk u qetësu, ishte nën presion të paparë. Më pyeti a e kam, a gjindet tek unë ditari që e ka mbajt Bekim Berisha, sepse krejt mendojshin që ditari i Abeit, që ai e majke, shkruante ngjarjet, ishte tek unë, pasi që është ditur fakti që një muaj para vrasjes së Bekim Berisha Abeit, ai erdhi në Zagreb, më thirri në takim, ndejtëm disa orë në bisedë, më pyeti për shumë sende për shumë njerëz, dhe të gjitha çka i thojsha i shenojke në ditar. Dhe mi tha disa fjalë që nuk do ti them publikisht, ia kam thanë ato fjalë Adem Demaçit kur ka qenë në Zagreb te unë në banesë, para 6-7 viteve. Tutje, disa herë u kam thënë disa njerëzve që ditari i Bekim Berishes nuk ishte tek unë, sepse ai e ka mbajt me vete atë ditarë, deri në diten e fundit të jetës së tij, edhepse për shumë sende çka ishin në atë ditar i dija. Me Bekim Berishen nuk kemi pas sekrete kurrë.

Tutje, pas atij “selamit” nga Agim Çeku, që ma ka përcjellur Martin Berisha me 15 maj 1999, në kafe tek hotel Miniri, pas disa orë erdhë një zyrtar nga Ambasada kroate, në kafe Miniri dhe më tha: Rexhepi, prijeti ti Agim Çeku, je li tako? Nuk ja mohova e as nuk ia pohova. Thjesht e ndrrova temen dhe e pyeta për çka ka ardhur në kafe Miniri, dhe si po e duron temperaturën e lartë në Tiranë. Disa ditë pas “selamit”, nga ora 2.oo e dites, u nisa te familja e një shokut tim të Tiranës, artistit, ku isha e ftuar për drekë. Pasi që lagja ishte në qendër, e hymja pakëz më e izolume nga ndërtesat tjera, kur hyna në hymje, pas shpinde më erdhi një mashkull, dhe më sulmoi disi përnjëherë. Kishte thikë në dorë. Kërceva dy shkallë ma nalt instiktivisht, e shtyva me këmbë dhe bërtita aq shumë sa që krejt ndërtesa ushtoi, banorët e banesave dolën jashtë. Ai personi iku.

Familja e shokut tim më qetësonte, ma bënë një limunadë, kafe, me shtinën në gjumë. Ai shoku im doli nga banesa dhe ecte rreth ndërtesës me pa a gjindet ndokush aty. Në orët e vona pas dreke, ju e lajmërova Halil Bicajn se çka ka ndodhë. Më transferuan në një pjesë tjetër të qytetit, si një vend sekret. Kisha dhe truproje. Domethënë, truproje dhe mbrojtje direkte nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës me urdhër të Halil Bicajt. Disa nga ata më lutshin: “Dado, po të lusim lëshoje Tiranën dhe Shqipërinë, se e han plumbin në ballë”. E Halil Bicaj NUK ka qenë në kurrfarë lidhje sekrete me krahun e të ashtuquajturës UÇK, të Hashim Thaçit, Xhavit Halitit dhe Agim Çekut, i cili ka ardhe me një detyrë speciale në UÇK, frik i emëruar si komandant suprem i UÇK-së, me diktim të pakushtëzuar të amerikanëve. Nuk e ka pas punën e lehtë, por ky është një tregim krejt tjetër. Për tjetër prononcim.


Po e përsëris që isha në Tiranë duke e pritur Ibrahim Rugoven që të vinte në Tiranë, sa më kujtohet nga Vatikani, sepse kisha detyrë gazetareske ta bëj intervisten me të për Ve?ernji List. Rugova nuk erdhi në Tiranë, sepse kërkonte që ti garantohes siguria gjatë vizitës së tij Shqipërisë. Nga dita në ditë, thuhej që do të vinte, e pastaj qe ende pritet ti jepet garancia nga zyrtarët e shtetit shqiptar gjegjësisht Shqipërisë. Gjatë atyre ditëve, duke e pritur Rugoven, më vinin kërcënime mua dhe Afrim Shurecit. Disa netë flija edhe nëpër vende të ndryshme në Tiranë, e më ruanin ushtarakët e Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës, ushtarakët e Ministrit Halil Bicaj. Nëse dikush e lidh Halil Bicajn me këta komplotistët e shtetit shqiptar dhe gjeneralëve të vetshpallur me seli në Rogner, do të përplaset me kundërthënie tërësisht të palogjikshme.


Pasi udhëtova në fund të majit nga Tirana në Zagreb, pa e bërë intervistën me Ibrahim Rugoven, sepse ai nuk erdhi në Tiranë, disa ditë pas, në Ministri të Mbrojtjes të Kosovës, kanë hyrë djemtë e Xhavit Halitit dhe Hashim Thaçit (lexo: me shumicë SHIK i Shqipërisë) dhe me kërcënim e kanë shpërnda atë Ministri që të mos dihet që ka ekzistuar, sepse vinte në radhë akti i fundit-të tregohet që vetëm dhe ekskluzivisht krahu i atyre të ashtuquajtur ve UÇK, e fitoi luftën në Kosovë dhe për Kosoven, e FARK-ut do ti humbet gjurma. E mos të flas si u sjell ndaj vullnetarëve që vinin nga vende të ndryshme të botes, në Shqipëri, me qëllim të luftonin në Kosovë, si u sjell ajo e ashtuquajtura UÇK dhe Ramiz Lladrovci me të cilin do të merem në fund të tregimit të tregimeve, sepse deri tash e kam kursyer shkaku i Fehmi dhe Xheva Lladrovcit, dhe shkaku se në banesë të tij e kemi zyrtarizuar UÇK-në, në Minhen në dhjetor të vitit 1997, ku ishin prezent edhe Xhavit Haliti dhe Ibrahim Kelmendi, Martin Berisha dhe Naim Maloku, Ramiz Lladrovci dhe do tjerë. Por jo edhe Hashim Thaçi. E as Agim Çeku.


Nga komploti gjegjësisht nga komplotistët lidhur me vrasjen e Kolonelit Ahmet Krasniqi nga të gjithë të përmendurit, përjashtohen: Naim Maloku, Agim Çeku dhe Halil Bicaj. Harrone atë punë që ata janë të lidhur apo ndërlidhur apo të implikuar në këtë komplot. Shënjestra kryesore të hetimeve le të drejtohet së pari te zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, Shqipërisë, dhe në këta tjerë emra që nuk nuk gjinden të përjashtuar, e të lartpërmendur.


P.s. Termin “të ashtuquajtur UÇK” e perdori këtu me kast dhe me rast, pasi që, sikurse shkrova para dy dite, pas vrasjes së Bekim Berishes Abeit dhe Bedri Shales në Junik në 1998, ajo që quhej UÇK u shpartallua, e djemtë tjerë, luftëtarë u shpërndan nëpër grupe të ndryshme, në zona të ndryshme të Kosoves, si grupe gati të izoluara, të braktisura, pa ndihmë, pa armatim dhe pa zinxhir piramidal komandues. E andaj dikush duhet te merret pakez edhe me tërë atë armatim që erdhi në Shqipëri për Luftë për Kosovën, e asnjëherë nuk hyri në Kosovë. Me titull punues – Ku e lam, e ku na mbeti dhe kujt i mbeti tërë ai armatim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat